______________________________________________________________________________________
Vuokralaisen velvollisuudet ja oikeudet
"Shtëpia është streha më e sigurtë e njeriut.”
(Proverb nigerian)
Të drejtat dhe detyrimet e qirapaguesit:
* qiraja paguhet çdo muaj para skadimit të afatit.
* ju mbani përgjegjësi për çdo dëm që shkaktoni. Mbani përgjegjësi edhe për dëmet e shkaktuara nga miqtë tuaj.
* zbatoni rregullat e banimit, të cilat gjenden pranë derës së jashtme në korridorin e pallatit.
* kontrata e qirasë ndërpritet me shkrim. Shpërngulja nga banesa bëhet 1 muaj pas ditës së ndërprerjes së kontratës.
Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit:
* qiradhënësi është përgjegjës për mirëmbajtjen e banesës, por nuk kompenson dëmet e shkaktuara nga banori.
* qiradhënësi mund ta ndërpresë kontratën vetëm me shkrim dhe për të duhet të ketë një arsye të fortë.
* qiradhënësi mund të përzejë banorin me vendim të gjykatës banesore vetëm në rast se qirapaguesi nuk paguan qiratë, ose kur ai/ajo bën vazhdimisht jetë që shqetëson të tjerët.
Tärkeää tietoa asumisesta
"Shtëpia ime është atje ku punët më shkojnë mirë."
(Proverb tanzanian)
* kontrata e rrymës merret pasi t’i keni telefonuar kompanisë së rrymës dhe t’i njoftoni emrin tuaj si dhe adresën e re. Llampat dhe siguresat duhet të blihen dhe ndërrohen nga vetë banori.
* në kontratën e qirasë shënohet në se pagesa e ujit bën pjesë në qira apo duhet të paguhet veç çdo muaj.
* në se zotëroni telefon shtëpie, njoftoni kompaninë telefonike për adresën e re në mënyrë që t’ju hapë linjën e telefonit.
* në qoftë se keni televizor, atëhere keni nevojë për lejen e televizorit. Lejen e merrni nga Telehallintokeskus.
* në Finlandë ka një ligj i cili detyron që në secilën shtëpi të ketë sinjalizues në rast zjarri. Kujdesuni që sinjalizuesi i zjarrit të funksionojë. Detyra e banorit është të ndërrojë baterinë e sinjalizuesit një herë në vit. Sigurimi i shtëpisë nuk kompenson dëmet nga zjarri, në se sinjalizuesi nuk punon si duhet.
* Sigurimin e shtëpisë mund ta merrni nga kompania e sigurimeve. Kompania e sigurimeve ju ndihmon të zgjidhni sigurimin e nevojshëm. Sqaroni se çfarë kompenson sigurimi i shtëpisë në banesën tuaj.
* është detyrë e banorit të kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve elektro-shtëpiake si për shembull: mirëmbajtjen e frigoriferit, ngrirëses, pllakave të stufës, sistemit të ajrosjes në kuzhinë dhe mirëmbajtjen e lavatriçes.
* në rast se dëshironi të instaloni antenë satelitore, duhet të kërkoni leje nga kujdestari i pallatit.
* ballkoni konsiderohet hapësirë banimi. Në ballkon nuk mund të përgatisni ose të mbani ushqime.
* mbeturinat vendosen në qese të mbyllura dhe çohen në vendet e caktuara. Substancat helmuese, pajisjet elektrike dhe elektronike janë mbeturina problematike. Ato nuk mund të hidhen në vendet e mbeturinave të pallateve. Koshi i mbeturinave organike është për mbeturina ushqimore. Ato nuk mund të përzihen me produkte plastmasi ose me mbeturina të tjera. Gazetat dhe fletushkat me reklama hidhen në kazanët e letrave dhe aty nuk mund të hidhen produkte plastmasi ose mbeturina të tjera.
* Vendndodhjen e pikës më të afërt të grumbullimit të mbeturinave problematike mund ta gjeni nga adresa ongelmajate.fi.
Hapërsirat e përbashkëta të banorëve:
* rradhën e saunës dhe çelësat e saunës do t’i merrni pasi të keni bërë kontratën e saunës në zyrën e kujdestarit të pallatit.
* rradha për në lavanderi rezervohet gjithmonë paraprakisht.
* magazina e shtëpisë është për ato sende të cilat ju nuk keni nevojë ti përdorni çdo ditë.
* makina lihet në vendin e rezervuar për të. Vendin personal të parkingut mund ta merrni me qira pasi të keni bërë kontratën e parkingut me kujdestarin e pallatit.
Në faqet internetore të departamentit të shpëtimit të Ministrisë së Brendshme gjen Guidën e sigurisë për shtëpinë. Në guidë ka informacion për shembull, për sigurinë ndaj zjarrit dhe parandalimin e aksidenteve.
Zakonisht në çdo shtëpi ka një komitet shtëpie i cili është në kontakt me administratën e kompanisë që zotëron shtëpinë. Komiteti i shtëpisë i çon më tej qëndrimet dhe dëshirat e banuesve. Secili banues duhet të marrë pjesë në mbledhjet e banuesve. Në to mund të zgjidhesh në komitetin e shtëpisë dhe nëpërmjet tij të influencosh në çështjet e çdo shtëpie. Nëse gjatë jetesës shfaqen vështirësi, çështja mund ti tregohet komitetit të shtëpisë.
© Infopankki 2005
© Infopankki 2005
RREGULLAT E LAVANDERISË
- Lavanderia e ndërtesës mund të përdoret në orarin e pranuar nga tubimi i banorëve.
- Në lavanderi mund të lani vetëm robat/petkat e amvisnisë së juaj.
- Larja e tepihave në lavatriqet e lavanderisë reptësisht ndalohet (makinat prishen sepse tepihat e lagur janë shum të randa).
- Në lavanderi mund të caktoni vetëm nji termin për nji herë.
- Rezervimi i termineve bëhet më heret në listën që gjindet në lavanderi. Në listë shenohet kjartë emri i juaj dhe numri i banesës.
- Nëse dëshironi të anuloni kohën e rezervuar shenoni këtë në listë sa më heret që ndonji banor tjetër të mund të cakton termin.
- Nëse nuk e keni përdorë kohën/terminin e caktuar brenda gjysëm ore nga fillimi i terminit atëherë ai që ka rradhën e ardhshme mund të fillon ta përdorë lavanderinë.
- Robat/petkat duhet të nxjeren nga lavanderia menjiherë pasi të përfundon termini juaj.
- Nga dhoma për tharjen/terjen e robave duhet të largohen robat menjiherë pasi të teren që të lirohet për përdoruesin e ardhshëm.
- Mos haro të keni kujdes të veqantë për pastërti të lavanderisë së ndërtesës. Secili përdorues gjat terminit të tij kujdeset që pas përfundimit të larjes lavanderia dhe makinat të mbesin të pastërta.
Duke i respektuar këto rregulla të përgjithshme secili banor nga ana e vete ndikon që lavanderia të mbetet në gjendje të pastërt dhe aty të mund të lahen robat me disponim të mirë.
Nëse qiragjiu nuk i respekton këto rregulla të lavanderisë mund tì humb të drejtat e përdorimit të lavanderisë